Romeo i bën dedikim romantik Jonidës gjatë darkës në plazh: Kur ti buzëqesh, buzëqeshi dhe unë

Mediale Vip

Romeo i bën dedikim romantik Jonidës gjatë darkës në plazh: Kur ti buzëqesh, buzëqeshi dhe unë

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 18:57
Romeo dhe Jonida

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, po e shijon në maksimum lidhjen e saj me aktorin Romeo Veshaj.

Ky i fundit ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram disa fotografi të përbashkëta të çiftit, ku shfaqen mjaft të utur krah njëri-tjetrit.

Dyshja këtë herë kanë pozuar së bashku gjatë një darke romantike në plazh, teksa buzëqeshja në fytyrat e tyre tregon për harmoninë që mbizotëron në çift.

Të veshur në të bardha, Jonida dhe Romeo dukeshin mjaft elegantë, teksa pozuan pranë darkës romantike me qirinj.

Aktori i njohur nuk i kurseu disa fjalë zemre në mbishkrimin e këtyre imazheve që ndau me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.

“Ti buzëqesh, buzëqeshi edhe unë…kështu funksionin”, shkroi Romeo përbri fotografive.

Çifti në fjalë kanë qenë shumë të komentuar në media që nga viti i kaluar, ndërsa tani i kanë më të shpeshta paraqitjet e përbashkëta në rrjetet sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat