Me një paraqitje plot stil, Ronela Hajati paralajmëron këngën e re

Mediale Vip

Me një paraqitje plot stil, Ronela Hajati paralajmëron këngën e re

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 22:23
Ronela Hajati

Ronela Hajati është ndër këngëtaret shqiptare që ka vite që qëndron në karrierë.

Gjatë kësaj periudhe, ajo ka sjell një sërë projektesh e bashkëpunime, të cilat kanë rezultuar mëse të suksesshme.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, por pa dhënë më shumë detaje.

Këtë e ka bërë përmes një imazhi, ku shihet me një fustan ngjyrë rozë, ndërsa i ka bashkangjitur dukjes makijazh dhe stilim flokësh.

“Lum kush e ka dëgjuar këtë këngë që nuk po del”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Theksojmë se para një muaji, Ronela në bashkëpunim me DJ Sardi, lansoi këngën “Bardh’ e blu” në shenj të përvjetorit të 100-të të themelimit. 
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Lum kush e ka degjuar kte kengen qe spo del ? @iljanstermolli @sagerimakeup @_nikoleta_kola_ @gresilda.lleshi

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat