‘Në Angli e nisa, atje dua ta përfundoj’ Noizy mbyll ‘ciklin’ me Shqipërinë

Mediale Vip

‘Në Angli e nisa, atje dua ta përfundoj’ Noizy mbyll ‘ciklin’ me Shqipërinë

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 22:43
Noizy

Pas shumë hiteve të publikuara këtë verë, Noizy ka nxjerrë dje një tjetër këngë të titulluar “Expensive Touch”, në bashkëpunim me artistët ndërkombëtarë Dappy dhe Ay Em.

Lexo Edhe:

Zbulohet data e publikimit të këngës së Gjikos me Melindën

Kjo këngë duket se është edhe një kapitull i ri për Noizyn, pasi reperi ka lajmëruar se do të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar, aty ku nisi gjithçka.

Noizy kërkon sa më shumë mbështetje nga fansat, në mënyrë që të depërtojë në playlistat britanike.

“EXPENSIVE TOUCH OUT NOW. Link in my bio.. Ju dua t’i bëni sa më shumë replay kësaj kënge, pasi vetëm nga ju mund të shkojmë në Uk lists & Awards. Në Uk nisi gjithçka dhe atje dua ta mbyll. Por para se ta mbyll, do ta shkatërrojmë vendin siç e kena zakon. Fansat ma të flakt në botë, koha tu kallxojme sa është ora. Share and support the movement. OTR 4 Lyf”, shkruan ai në “Instagram” krahas këngës.

Noizy e ka shprehur dhe më herët se pas suksesit në Shqipëri e Kosovë, tashmë kërkon suksesin ndërkombëtar. Rigels Rajku, 33 vjeç, i njohur me emrin e tij të skenës Noizy, u bë i famshëm në Shqipëri me albumin e tij të parë në vitin 2009, direkt pas kkthimit nga Anglia.

Ai lindi në Sukth të Durrësit dhe në moshën 11-vjeçare u zhvendos me familjen në Londër, ku u rrit në Woolwich. Në atë kohë, Woolwich njihej si një nga lagjet më të rrezikshme në Londër. Nga situata ku ndodhej, Noizy themeloi grupin e tij për vetëmbrojtje, të quajtur OTR.

Frymëzuar nga rrjedha e jetës që ai përjetoi në të kaluarën, e bëri atë më të motivuar të ketë sukses në karrierë dhe familje. Gjatë kohës së tij në Londër, ai u mor me “Ndeshje Rruge” “Street Fight” (një lloj dyluftimi si lloji i boksit, por pa rregulla të mirëpërcaktuara).

Noizy debutoi në industrinë e muzikës më 20 dhjetor 2004 me këngën “On top of the rest”, që ai luajti në një music contest “Top Fest” të organizuar nga “Top Channel”. Në vitin 2009 publikoi albumin e tij të parë “Pak më ndryshe”.

Noizy është i njohur për miqësinë, sepse ka shumë miq të njohur si: Blerim Destani, Azet, Ledri Vula, etj. Noizy është gjithashtu një kampion në betejat e rrugës “Street Fight”, siç e thamë më sipër, ku ai u shpall kampion i Londrës në 15 ndeshje dhe 15 fitore.

Përveç këngëve e bashkëpunime të tij të shumta që as nuk mund të numërohen, Noizy gjithashtu luajti në një film shqiptar të titulluar “ZORI”, i cili u publikua në vitin 2015. Noizy në Londër ka një vajzë të quajtur Leandra, së cilës në vitin 2013 i dedikoi këngën “Little Noku”, ku shprehte me fjalë prekëse sa i mungon dhe sa e do.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat