E dashura e re e Brad Pitt në lidhje martesore me dikë tjetër

Mediale Vip

E dashura e re e Brad Pitt në lidhje martesore me dikë tjetër

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 11:09
Brad Pitt dhe Nicole Poturalski

Brad Pitt u takua me të dashurën e tij të re Nicole Poturalski në restorantin e burrit të saj në Berlin, raporton MailOnline.

56 vjeçari thuhet se është magjepsur nga brunia 27 vjeçare kur e ka parë për herë të parë në gusht 2019.

Dy herë fituesi i “Oscar” u njoh me pronarin e restorantit, Roland Mary, 68 vjeç, në vitin 2009 kur po xhironte për filmin Quentin Tarantino, “Inglorious Basterds”.

First meeting: Brad Pitt met his new girlfriend Nicole Poturalski at her husband’s high-class Berlin restaurant Borchardt in August 2019, MailOnline can reveal (pictured arriving at the restaurant that night)

Ai u kthye në restorantin e tij në gusht të 2019, pra pas 10 vitesh, kur promovonte filmin e tij të fundit Tarantino, Once Upon A Time in Hollywood, me Leonardo Di Caprio dhe Margot Robbie.

Dhe ishte pikërisht ajo natë gushti kur ai u takua me Nicole – e cila ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me ish-gruan e tij Angelina Jolie.

Modelja ishte në Los Angeles disa javë më vonë për një fotosesion dhe u takua me Brad. Ata u fotografuan më vonë së bashku në një koncert të Kanye West.

Brad Pitt dhe Nicole Poturalski janë sot të dashuruar dhe aktualisht me pushime në Miraval në jug të Francës.

Nicole është ende e martuar dhe ka një djalë shtatë vjeçar të quajtur Emil me Roland.

I vogli kohët e fundit filloi shkollën në Berlin, por u fotografua në fillim të këtij muaji në Beverley Hills me nënën Nicole.

Roland Mary, 68 vjeç nuk pranoi të diskutojë për lidhjen e dashurisë së gruas së tij me Brad kur u kontaktua nga MailOnline.

Ai tha thjesht: ‘Asnjë koment’.

Ndërkohë një mik i tij ka thënë: “Ai është martuar disa herë dhe ka pesë fëmijë. Ata janë akoma të martuar, por ju mund t’i përshkruani marrëdhëniet e tyre si një “martesë e hapur “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat