Derisa është në përgatitje të klipit të ri, Nora Istrefi prezanton një nga dukjet atraktive

Mediale Vip

Derisa është në përgatitje të klipit të ri, Nora Istrefi prezanton një nga dukjet atraktive

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 11:58
Nora Istrefi

Këngëtarja Nora Istrefi që një kohë ka filluar përgatitjet për videoklipin e saj të ri.

Artistja, e cila i mungoi skenës për një vit, duket se së shpejti do e bëjë rikthimin në tregun muzikor shqiptar.

Derisa është në realizim e sipër të këtij projekti, ajo ka ndarë pamje të reja se si do të shfaqet në një nga pjesët e klipit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

“♥️♥️” soon..

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on

E veshur me një fustan të kuq të prerë anash që ia thekson linjat trupore, nëna e një vajze vjen e mrekullueshme.

Ajo shfaqet duke bërë një rrotullim e duke i treguar fansave gjithë pamjen atraktive.

“Së shpejti”, ka shkruar ajo.

Komplimentet e reagimet e ndryshme krahas videos nuk munguan as nga miqtë, kolegët dhe fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.

Marrë parasysh mungesën njëvjeçare të këngëtares Istrefi, ajo tashmë mezi po pritet nga admiruesit e muzikës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat