Kënga “X5” nga Melinda dhe Gjiko arrin mbi një milion klikime brenda ditës

Mediale Vip

Kënga “X5” nga Melinda dhe Gjiko arrin mbi një milion klikime brenda ditës

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 19:39
Melinda dhe Gjiko

Dy artistët e njohur, Melinda Ademi dhe Gjiko, janë shumë të pëlqyer nga publiku i gjerë.

Dyshja së fundmi kanë bashkuar forcat për të sjellë një bashkëpunim mjaft unik, që ka rezultuar tejet i pëlqyer.

“X5” titullohet projekti muzikor, i cili në më pak se 24 orë ka marrë mbi një milion klikime në platformën YouTube.

Me ngjyra verore, klipi i dyshes ishte realizuar në mënyrë të veçantë, ndërsa shiheshin të veshur me plot stil.

Vlen të përmendet se kjo është hera e parë që Melinda dhe Gjiko kanë sjellë një duet, për të cilin po flitet shumë në rrjete sociale.

Një gjë e tillë është pritur për një kohë të gjatë nga adhuruesit e muzikës së tyre, pasi që të dy janë nën të njëjtin menaxhment.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat