Genta nuk e përjashton mundësinë që këtë vit të garojë për Shqipërinë në ‘Eurovision’

Mediale Vip

Genta nuk e përjashton mundësinë që këtë vit të garojë për Shqipërinë në ‘Eurovision’

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 20:40
Genta Ismajli

Këngëtarja Genta Ismajli, këto ditë është rikthyer në skenë pas një pauze, duke sjell këngën “Ça me bo”.

Ky duket se nuk do të jetë projekti i vetëm i Gentës, pasi ajo tash e disa vite po synon skenën e festivalit evropian “Eurovision” për çka ka thënë se vitin e kaluar ishte ftuar për të marrë pjesë në “Festivalin e Këngës” në RTSH, por për shkak të angazhimeve e kishte refuzuar ftesën.

Në një intervistë në emisionin “1 kafe me Labin”, Genta nuk ka hedhur poshtë mundësinë që këtë vit të garojë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2021.

“Të vetmin festival që do garoja do të ishte “Eurovisioni”, më kanë ftuar vitin e kaluar por s’kam arritur të shkoj, ndoshta këtë vit shkoj në rast se do të më ofrohet një këngë e duhur”, ka thënë Genta.

Kujtojmë se “Eurovisioni” këtë vit u anulua për shkak të pandemisë COVID-19, ndërsa vitin tjetër do të zhvillohet në pjesën e dytë të muajit maj në Rotterdam të Holandës./Zëri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat