Pas një rruge të gjatë dhe plot sakrifica, Adele humbet 44 kilogramë. Ja si duket këngëtarja tani

Mediale Vip

Pas një rruge të gjatë dhe plot sakrifica, Adele humbet 44 kilogramë. Ja si duket këngëtarja tani

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 06:21
Adele

Këngëtarja me famë botërore, Adele, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në fillim të këtij viti, për shkak të ndryshimit drastik nga rënia në peshë.

E veshur me një fustan të zi, Adele i la të gjithë pa fjalë me fotot nga 32-vjetori i saj i lindjes.

Por që prej asaj kohe, këngëtarja nuk kishte postuar më asnjë foto, sipas “Mirror”.

Image

Por, tashmë që ka humbur plot 44 kilogramë, 32-vjeçarja ka postuar një foto në Instagram, ku duket nga koka tek këmbët.

Lehtësisht mund të vihet re trupi i tonifikuar dhe ndryshimi që ajo ka pësuar në fytyrë që nga fillimi i programit për të humbur peshë. Edhe pse Covid-19 ka anulluar karnavalet, Adele shfaqet me një look të veçantë si në Jamaica.

Duke treguar belin e hollë, Adele shkruajti krah fotos: “Gëzuar atë që do të ishte Notting Hill Carnival, Londra ime e dashur”.

Më parë është raportuar se Adele ka arritur të humbasë peshë për shkak të një diete me 1,000 kalori në ditë dhe për shkak të ushtrimeve fizike.

Kjo është hera e parë që këngëtarja guxon të “zhvishet” aq shumë, sa të gjitha format trupore janë të dukshme.

Mes komenteve të shumta, ndjekësit vunë në dukje edhe ngjashmërinë e Adele me këngëtaren Katy Perry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat