Johnny Depp kërkon që të shtyhet gjyqi me Amber Heard

Mediale Vip

Johnny Depp kërkon që të shtyhet gjyqi me Amber Heard

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 00:20
Amber Heard dhe Johnny Depp

Johnny Depp dhe Amber Heard vazhdojnë të jenë shumë të komentuar në media.

Johnny Depp dhe ish-bashkëshortja e tij Amber Heard do të përballen me gjyq, mirëpo nuk dihet data, shkruajnë mediat e huaja.

Aktori Johnny Depp së fundmi  ka paraqitur një kërkesë për të shtyrë gjyqin me ish bashkëshorten e tij Amber Heard pasi i duhet tënis xhirimet për filmin “Fantastic Beasts 3”, shkruan Daily Mail.

John paraqiti dokumentet në gjykatën Fairfac Countr y, Virginia më 21 gusht, duke kërkuar mbajtjen e seancës në vitin 2021.

Gjykata kishte caktuar gjyqin të fillonte nga 11 janar 2021 deri më 28 janar 2021, megjithëse Warner Bros, kohët e fundit zbuloi se ata planifikojnë të fillojnë xhirimet e “Fantastic Beasts 3”në fillim të tetorit.Depp duhet të marr pjesë në film, pasi kështu do të mund të shkelte kontratën, nëse nuk është prezent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat