​Harry dhe Meghan nënshkruajnë kontratë me Netflix

Mediale Vip

​Harry dhe Meghan nënshkruajnë kontratë me Netflix

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 18:30
​Harry dhe Meghan

Princi britanik Harry dhe gruaja e tij amerikane Meghan Markle kanë nënshkruar një kontratë shumë-vjeçare me Netflix për të prodhuar programe të ndryshme, njoftoi kompania të mërkurën.

Çifti, i cili u transferua në Kaliforni me djalin e tyre pasi hoqi dorë nga detyrat mbretërore në Britani të Madhe, do të bëjë dokumentarë, filma artistikë dhe programe për fëmijë.

"Fokusi ynë do të jetë në krijimin e përmbajtjes që informon, por gjithashtu jep shpresë. Si prindër të rinj, është e rëndësishme për ne të krijojmë programe frymëzuese familjare," tha çifti.

Duka dhe Dukesha e Sussex u transferuan në Kaliforni nga Kanadaja në gusht pasi njoftuan në janar se kishin ndërmend të hiqnin dorë nga detyrat mbretërore dhe të punonin për të siguruar pavarësinë financiare.

Markle dhe Harry thanë se duan të bëjnë diçka në Kaliforni që ka kuptim dhe është e rëndësishme dhe ata synojnë të fillojnë një organizatë jofitimprurëse, Archewell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat