Meryem Uzerli jep lajmin e ëmbël/ Aktorja do të bëhet nënë për herë të dytë

Mediale Vip

Meryem Uzerli jep lajmin e ëmbël/ Aktorja do të bëhet nënë për herë të dytë

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 11:26
Meryem Uzerli

Aktorja gjermano-turke, Meryem Uzerli, e njohur si “Sulltanesha Hyrrem”, do të bëhet nënë për herë të dytë.

Lajmin e bukur e dha vetë aktorja në një intervistë për gazetën Zamazingo. “Jam 5 muajshe shtatzënë dhe pres që beben ta sjell në jetë në janar”-tha Uzerli.

Aktorja zbuloi edhe gjininë e fëmijës, e cila është vajzë. 37-vjeçarja është nënë e një vajze me emrin Lara, e cila është shumë e lumtur që do bëhet me motër.

“Lara kishte kaq kohë që më kërkonte një motër. Ne po ndërtojmë familjen tonë”, tha aktorja.

Prej kohësh, Meryem Uzerli po jeton në Berlin, ku ka hapur një lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat