E dërgoi të dashurën e re në vendin ku u martua, Angelina e ‘tërbuar’ me gjestin e Brad Pitt

Mediale Vip

E dërgoi të dashurën e re në vendin ku u martua, Angelina e ‘tërbuar’ me gjestin e Brad Pitt

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 22:24
Angelina dhe Bard Pitt

Kohëve të fundit është duke u përfolur në masë të madhe lidhja e re e Brad Pitt me modelen, Nicole Poturalski.

Aktori ditë ma parë e kishte dërguar Nicole në vendin e njëjtë ku ishte martuar me Angelina Jolie, shkruan The Sun.

Besohet se ata kanë qëndruar në Chateau Miraval, vlera e të cilës arrin deri në 50 milionë dollarë.

Një burim i kishte thënë The Sun, se Angelina Jolie nuk e kishte pëlqyer fare vendimin e ish-bashkëshortit të saj.

“Angelina është e tërbuar për veprimin e Brad. Ajo pretendonte se mund të kishin një bisedë pas një vere të tmerrshme, ndërsa tani gjërat kanë dalë jashtë kontrolli”, kishte thënë burimi i afërt.

Brad dhe Agelina ishin martuar në vitin 2014, ndërsa tani ndajnë gjashtë fëmijë, për të cilët që të dy po luftojnë të fitojnë kujdestarinë.

Ndërkaq, aktori i njohur kohëve të fundit është duke u parë nën shoqërinë e modeles, e cila është e martuar me Roland Mary.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat