Jennifer Lopez paralajmëron këngën e re, teksa debuton me stilin e viteve të 80-ta

Mediale Vip

Jennifer Lopez paralajmëron këngën e re, teksa debuton me stilin e viteve të 80-ta

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 22:25
Jennifer Lopez

Këngëtarja e njohur ndërkombëtare, Jennifer Lopez, ka bërë të ditur se kënga e saj është e gatshme të publikohet.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa ka sjellë sërish stilin e viteve të 80-ta, shkruan The Sun.

“A mund ta ndjeni, kënga e re është diku në cep”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.

Nëna e dy fëmijëve, është parë me flokë të shthurura, të cilat në po të njëjtën mënyrë i ka lidhur lart kokës.

Dukjes ajo i ka shtuar edhe makijazh, me ngjyra të errëta në sy e po ashtu me të njëjtën nuancë i ka bërë edhe buzët.

Kjo është hera e tretë që artistja ka paralajmëruar këngën që ka muaji qershor, ndërsa fansat mezi presin ta shohin se çka ka punuar.

Disa prej tyre e kanë pritur me padurim, teksa pati komente edhe prej tyre se janë ‘lodhur’ për një projekt nga ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat