Johnny Depp thuhet se ka filluar romancën me Sophie Hermann

Mediale Vip

Johnny Depp thuhet se ka filluar romancën me Sophie Hermann

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 22:34
Johnny Depp, Sophie Hermann

Aktori i njohur, Johnny Depp, ka filluar romancën me yllin e “Made In Chelsea”, Sophie Hermann.

Kështu të paktën raportohet nga Daily Star, pasi thuhet se dyshja janë parë së bashku duke dalë nga një hotel.

57-vjeçari ka qenë duke folur me modelen, e cila është 24 vite më e re, përmes telefonit në vendin ku po qëndronin.

Pasi dyshja ishin takuar, Sophie i kishte dhënë numrin e telefonit, ndërsa tani ata nuk reshtin duke folur mes vete.

Johnny më parë ka qenë i martuar me aktoren Amber Heard, me të cilën edhe është duke u përballur me procedura gjyqësore.

Së fundmi aktori ka hapur edhe një lëndë të re kundër ish-bashkëshortes, pasi thuhet se ajo shpifi për ‘abuzimet’ që ia kishte bërë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat