John Travolta në darkë me familje e miq, një muaj pas vdekjes së gruas

Mediale Vip

John Travolta në darkë me familje e miq, një muaj pas vdekjes së gruas

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 11:53
Foto Ilustrim

John Travolta dhe vajza e tij, Elle, u bashkuan me familjen e Lee për një darkë.

Dyshja baba-vajzë u bashkuan me familjen Lee për të festuar ditëlindjen e Brittany dhe ndanë një foto të tyre së bashku në rrjete sociale, shkruan DailyMail.

Ata u bashkuan për të darkuar, një muaj pas vdekjes së bashkëshortes së John, Kelly Travolta.

Kelly vdiq më 12 korrik në orën 11:46 e mëngjesit në moshën 57 vjeç pas një beteje  dyvjeçare me kancerin dhe John deklaroi se kishte nevoje të kalonte kohë me dy fëmijët  pas vdekjes së bashkëshortes së tij, ku edhe pati thënë se vdekja e saj i theu zemrën.

Ai shkroi ” Me një zemër shumë të rënduar, unë ju informoj se gruaja ime e bukur Kelly ka humbur betejën e saj dyvjeçare me kancerin e gjirit”.

Gjithashtu, Travolta falemnderoi të gjithë për mbështetjen e tyre të madhe, që iu ofrua gjatë periudhës ku gruaja e tij luftonte me sëmundjen që ia mori jetën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat