Sekretin që nuk e keni ditur mbi botoksin e shpjegon me fakte modelja e njohur

Mediale Vip

Sekretin që nuk e keni ditur mbi botoksin e shpjegon me fakte modelja e njohur

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 06:30
Chrissy Teigen

Disa njerëz e mendojnë të pamundur botoksin gjatë shtatzënisë. Ndërsa disa të tjerë e shohin si zgjidhjen e vetme të një problemi të madh nga i cili gratë mund të vuajnë gjatë pritjes së ëmbël.

Modelja e famshme Chrissy Teigen ka folur hapur me ndjekësit e saj në Twitter dhe ka pranuar se ka bërë botoks ndërsa është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.

"Kam dhimbje koke me të vërtetë të forta në shtatzëni. U gëzova shumë që mund të bëja botoks të muskujve të qafës së bashku me një kombinim të rekomanduar nga mjeku. Ndonjëherë njeriu e gjen veten kaq keq, por më në fund po shoh dritë”, -shkroi ajo në Twitter.

Sipas Fondacionit Amerikan të Migrenës, disa gra përjetojnë migrenë për herë të parë gjatë shtatzënisë dhe disa përjetojnë një rritje të simptomave të migrenës sidomos gjatë tremujorit të parë.

Pra, kjo gjë që i ndodhi Chrissy-t mund t’i ndodhë çdo gruaje shtatzënë. Disa nga ndjekësit e modeles treguan mbështetje edhe pse nuk dihet nëse botoksi gjatë shtatzënisë paraqet ndonjë rrezik potencial për foshnjën.

Chrissy shpjegoi se bërja e botoksit ishte e domosdoshme për dhimbjet e saj të vazhdueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat