Aktori i njohur vdes në moshën 77 vjeçare

Mediale Vip

Aktori i njohur vdes në moshën 77 vjeçare

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 12:31
Kevin Dobson

Kevin Dobson , një aktor i njohur për rolet e tij në shfaqjet televizive Kojak dhe Knots Landing, ka vdekur në moshën 77 vjeç.

Përfaqësuesi i Dobson konfirmoi për THR se ai vdiq të dielën në mbrëmje (6 shtator) në një spital në Stockton të Kalifornisë.

Në vitin 1973, Kevin fitoi famën për herë të parë nga roli i tij si detektiv Bobby Crocker në serialin policor CBS Kojak . Ai luajti në serial për të pesë sezonet dhe përsëriti rolin e tij në filmin televiziv spinoff të vitit 1990.

Kevin më vonë u bashkua me kastin e Knots Landing në sezonin e tij të katërt dhe qëndroi në serial për një dekadë të plotë.

Disa nga rolet e tij tjera përfshijnë filmin e luftës Midëay dhe All Night Long me Barbra Streisand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat