Dj Geek feston ditëlindjen, merr urimin e veçantë nga Dafina Zeqiri, ku nuk mungonin…

Mediale Vip

Dj Geek feston ditëlindjen, merr urimin e veçantë nga Dafina Zeqiri, ku nuk mungonin…

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 18:08
Dafina, DJ Geek

Në këtë 28-vjetor nuk kishte si të mungonte edhe urimi i Dafina Zeqirit, me të cilën ai pati një lidhje, por megjithatë, nuk dihet nëse janë rikthyer sërish bashkë.

Ata ishin padyshim një ndër çiftet më të komentuar të showbizz-it shqiptar, edhe pse për shumë kohë e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre.

Pak kohë më parë, kur sapo e kishin bërë publike, dyshja konfirmoi ndarjen, por si duket ata nuk i kanë dhënë fund lidhjes përfundimisht.

Kjo, sepse janë parë bashkë edhe pas ndarjes, prandaj mund të thuhet se Dafina ka qenë një ndër personat më të rëndësishëm në ditën e tij të veçantë.

Në videon që postoi në Instastory, këngëtarja e ka surprizuar Dj Geek duke i kënduar këngën e ditëlindjes, në mesnatë.

Postimit nuk i mungonin as zemrat e kuqe, të cilat na shtojnë edhe më shumë kureshtjen për të ditur se çfarë po ndodh aktualisht mes dyshes.

Ndërkohë, vetë Dj Geek ka publikuar në Instagram një video, ku shfaqet bashkë me mbesën e tij teksa i fryn qirinjve.

“Dua të falënderoj Zotin që më dha edhe një vit tjetër jetë”, ka shkruar ai krahas videos.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat