Vdes aktorja e njohur e serialit Game of Thrones

Mediale Vip

Vdes aktorja e njohur e serialit Game of Thrones

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 18:52
Diana Rigg

Diana Rigg, aktorja e famshme për rolet e saj si Emma Peel në serinë filmike, The Avengers dhe Olenna Tyrell në serialin Game of Thrones, ka vdekur në moshën 82-vjeçare.

“Ajo ka vdekur paqësisht në mëngjesin e hershëm sot. Ajo ka qenë në shtëpi me familjen e saj, e cila ka kërkuar privatësi në këtë kohë të vështirë”, ka thënë agjenti i saj.

Aktorja ka krijuar karrierë të gjatë me rolet e saj nëpër teatro, derisa njihet edhe për paraqiten e saj në filmin James Bond, në të cilin karakteri i saj martohet me një spiun britanik.

Rigg, ka lindur në Anglinë veriore, derisa është bartur me familjen e saj në Indi, para se të kthehej në shkollë në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat