I panjohuri që hyri në shtëpinë e Eminemit fshehurazi, deklaron në sallën e gjyqit se ishte atje për ta vrarë atë

Mediale Vip

I panjohuri që hyri në shtëpinë e Eminemit fshehurazi, deklaron në sallën e gjyqit se ishte atje për ta vrarë atë

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 20:41
Ilustrim

Ylli amerikan, Eminem, ishte zgjuar një ditë në shtëpinë e tij duket gjetur një person të panjohur, i cili kishte arritur të futej.

Një burrë i akuzuar për thyerjen e shtëpisë së Eminemit i tha reperit amerikan se ishte atje për ta “vrarë atë”, ka dëshmuar një oficer policie, shkruan NewsSky.

Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, gjeti Matthew Hughes në shtëpinë e tij në Clinton Township, Michigan, një ditë në muajin prill.

Një gjykatës gjeti prova të mjaftueshme për të dërguar Hughes në gjyq me akuzat e hyrjes pa leje në shtëpi dhe shkatërrimit të keq të pronës.

Oficeri i policisë Adam Hackstock tha në një seancë gjyqësore të mërkurën se reperi në fillim mendoi se Hughes ishte nipi i tij.

Ai nuk ishte i armatosur kur u zbulua në pronën e yllit.

Duke dhënë prova, Z. Hackstock tha: “Kur Z. Mathers e pyeti pse ishte atje, ai u tha nga Z. Hughes se ai ishte atje për ta vrarë atë”.

Eminem e largoi më pas Hughes nga shtëpia, vazhdoi oficeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat