Kourtney Kardashian ndan hilen që përdor për grim natyral

Mediale Vip

Kourtney Kardashian ndan hilen që përdor për grim natyral

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 13:18
Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian gjithmonë arrin të duket glamuroze edhe nëse ajo ka zgjedhur një grim natyral dhe tani ylli ka zbuluar saktësisht se si e arrin pamjen e saj.

Sigurisht, Kourtney mund të përballojë produktet më të mira, por kjo nuk do të thotë që ne nuk mund të vjedhim thjesht teknikën e saj dhe të përdorim produktet që kemi.

Pra, pas rutinës së saj të kujdesit për lëkurën, ajo fillon duke vendosur fondatinë, grimeri i saj përdor një furçë të dendur për të siguruar që lëkura është e freskët.

Pastaj, ai kalon mbi fondatinën e saj me sfungjerin e grimit i cili lë bazën e Kourtney të bukur dhe natyrale, shkruan Heatworld.

Patrick, më pas përdor një furçë me gëzof për korrektorin e Kourt para se të përdorë përsëri sfungjerin e grimit.

Ai pastaj përdor pudër bebesh për të hequr qafe çdo shkëlqim të panevojshëm dhe e përfundon me sprej i cili fikson grimin, për të dhënë një përfundim i cili duket sa më natyral dhe i ndritshëm.

Kjo është mënyra se si Kourtney Kardashian arrin pamjen e saj të freskët e cila duket shumë natyrale edhe pse me grim.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat