Katie Price po xhiron shfaqje televizive bashkë me të dashurin

Mediale Vip

Katie Price po xhiron shfaqje televizive bashkë me të dashurin

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 12:14
Katie Price me të dashurin

Katie Price po filmon shfaqjen e re televizive të udhëtimeve me të dashurin e saj, Carl Woods, ku sjellin aventurat e tyre nëpër botë.

Katie Price është duke xhiruar një shfaqje të re televizive me të dashurin Carl Woods, duke dokumentuar aventurat e tyre nëpër botë, shkruan TheSun.

42-vjeçarja po planifikon një karrierë të re si reportere udhëtimesh globale. Ajo tashmë ka xhiruar një filmim për kanalin e tyre të ri në YouTube, duke iu dhënë mundësi fanasve që t’i njohin ata si çift.

Një burim i tha The Sun: “Katie dhe Carl janë duke planifikuar një aventurë të stilit Indiana Jones ku ata vizitojnë vendet që çiftet e tjera nuk kanë e kanë bërë kurrë”.

“Ata po planifikojnë të kombinojnë një shfaqje udhëtimi q ka të bëjë me ushqimin dhe udhëtimet, me një histori dashurie që shpaloset para syve të shikuesve”, shtoi ai.

“Xhirimet filluan dje në ditëlindjen e dhjetë të Shaka Zulu dhe aventurat do të vazhdojnë këtë fundjavë ndërsa ata bëhen gati për një udhëtim rrugor me fëmijët”, deklaroi burimi i The Sun.

Pamjet do të shfaqen në kanalin e çiftit në YouTube, por ata gjithashtu janë në bisedime me një kanal televiziv gjerman.

Dyshja e njohin njëri-tjetrin për vite me radhë, por u lidhën nga një mik i përbashkët në qershor dhe që nga ajo kohë kanë dalë në fshehtësi. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat