Dafina dhe Dj Geek kanë një fiksim të përbashkët nga i cili nuk “shpëtojnë” dot!

Mediale Vip

Dafina dhe Dj Geek kanë një fiksim të përbashkët nga i cili nuk “shpëtojnë” dot!

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 13:09
Dafina Zeqiri dhe Dj Geek

Vetëm në pak kohë, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek arritën të kthehen në kryefjalën e mediave për shkak të lidhjes së tyre të dashurisë dhe ndarjes sa hap e mbyll sytë.

Pavarësisht se deklaruan që s’janë më bashkë, gjasat që janë rikthyer janë shumë të mëdha pasi dyshen e shohim gjithmonë bashkë!

Madje, Dafina ishte një ndër të pranishmet kryesore në ditëlindjen e Geek, të cilin e suprizoi me një dhuratë jo të zakonshme.

Ajo i dhuroi (ish)partnerit një palë atlete të cilat ishin dashuri me shikim të parë për Dj Geek.

Nëse deri tani s’e kishit vënë re, Dafina dhe Geek janë të fiksuar pas atleteve!

Madje, këtë fiksim ia ka vënë në dukje edhe njëri prej miqve të tyre, i cili i ka etiketuar të dy në një meme.

“Nuk e sheh që ke mjaftueshëm atlete”- shkruhet krahas fotos së aktores së “Bird Box” me sytë e mbyllur, të kthyer tashmë në meme.

“Jo…”- përgjigjet Dafina, e cila ka ndërmend të shtojë koleksionin e saj.

As Dafina dhe as Dj Geek nuk shpëtojnë dot nga ky fiksim i përbashkët, i cili duket se i ka “bashkuar” akoma më shumë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat