Aludohet se Kylie Jenner i është kthyer operacioneve plastike, kësaj here bën sërish buzët

Mediale Vip

Aludohet se Kylie Jenner i është kthyer operacioneve plastike, kësaj here bën sërish buzët

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 23:07
Kylie Jenner

Kylie Jenner në mbarë botën njihet për stilin dhe jetesën luksoze që bën në përgjithësi.

Bukuroshja brune secilën herë mahnit me pamjet e saj, përfshirë këtu veshjet dhe makijazhin e rëndë, shkruan Mirror.

Në vitin 2018, ajo kishte treguar se kishte larguar të gjitha mbushjet që kishte pasur në disa pjesë të trupit.

Kjo ka ndodhur pasi ajo kishte bërë një sërë operacione plastike, me të cilat nuk ishte edhe shumë e kënaqur.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, shumë fansa kanë aluduar se ajo sërish ka bërë buzët e saj.

Një aludim i tillë vjen pasi në imazh shiheshin buzët e saj më të fryra se zakonisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat