Sara Hoxha dhe superfuqia e saj që mungon kaq shumë ditët e sotme!

Mediale Vip

Sara Hoxha dhe superfuqia e saj që mungon kaq shumë ditët e sotme!

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 07:01
Sara Hoxha

“Kill them with kindness“– ose siç mund ta shqipëronim dhe ta përshtasnim në gjuhën tonë do ishte “Të rrahësh dikë me pambuk”, pra e zbërthyer do ishte “T’ia kthesh dikujt energjinë apo veprimet negative me të kundërtën”.

Këtë na e ka kujtuar as më pas e as më shumë se Sara Hoxha, nëpërmjet një Instastory.

Për parantezë, Sara dhe Ledri ndodheshin sot në vendin e tyre të preferuar, në Brezovicë, prej nga ku ndanë disa foto e video mjaft të bukura.

Ndër të tjera, Sara teksa publikoi një foto të partnerit të saj pyeti fansat se “Nga thoni ju dallohet njeriu i malit”, dhe vlen të kujtohet se reperit i pëlqen shumë të rrijë në vende malore.

Mirëpo, një nga përgjigjet e marra ishte “Nga gruaja” dhe ç’bëri Sara?

E postoi dhe shkroi: “Se di pse më pëlqeu kjo. Sido ta kesh thënë, faleminderit!”

Dukshëm, është thënë për keq, ndonëse nuk e kuptojmë se me ç’logjikë  personi në fjalë ka arritur në këtë përfundim, por kjo është superfuqia e Sarës: POZITIVITETI, që për hir të së vërtetës na mungon në rrjetet sociale.

Andaj ne ju rikujtuam thënien e famshme “Kill them with kindness“, që daton në shekullin e 5-të.

Selena Gomez publikoi një këngë në 2015 me titull “Kill Em With Kindness” dhe një pjesë e tekstit thotë: “Bota mund të jetë një vend i keq, ti e di, edhe unë e di.  Por ne nuk duhet të ulim vlerat tona, ulini poshtë armët dhe vritini ata me mirësi “.

Për më tepër, edhe Bibla thotë të njëjtën gjë, por me fjalë të tjera, duke e përshkruar në mënyrën e duhur si t’iu përgjigjesh personave me energji negative(Luka 6:29) : “Nëse dikush të bie në njërën faqe, ktheja edhe tjetrën; dhe atij që të merr xhaketën, mos e pengo të të marrë edhe këmishën”.

Romakëve 12:10- “ Duani njeri tjetrin me dashuri vëllazërore; tregoni kujdes ndaj njëri – tjetrin.”.

Uau! Sa ndryshe do të dukej Instagrami nëse të gjithë “do i jepnim përparësi njëri-tjetrit … me dashuri vëllazërore”.

E në fakt kjo është një nga sfidat më të mëdha të rrjeteve sociale : Para se të ofendoni dikë, pyeteni veten “Çfarë ndikimi ka ajo që do them në jetën time dhe në jetën e tjetrit”.

Shpërndani sa më energji pozitive!

Faleminderit Sara Hoxhës për frymëzimin!

Image
Ledri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat