Fjoralba poston foton që mezi prisnim me të dashurin e saj

Mediale Vip

Fjoralba poston foton që mezi prisnim me të dashurin e saj

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 07:54
Fjoralba Ponari me te dashurin

Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të dashura në ekranin e “Top Channel” e cila që në daljen e saj të parë ka tërhequr shumë vëmendjen e publikut me pamjen dhe mprehtësinë e  saj.

Moderatorja simpatike gjithnjë e ka pranuar publikisht se është në një lidhje, mirëpo shumë pak kemi dëgjuar rreth të dashurit të saj.

Rreth këtij të fundit ka padyshim shumë kuriozitet dhe Fjoralba ka folur javën që lamë pas në Instagram në një bashkëbisedim që ka zhvilluar me ndjekësit.

Një prej fansave të saj si duket e ka parë bukuroshen shqiptare me një çun simpatik dhe të gjatë në rrugë, dhe këtë ia ka shkruar edhe në “Q&A” që moderatorja zhvilloI në Instagram dhe ajo nuk ka ngurruar t’i japë një përgjigje.

“Kush është ai çuni i gjatë dhe simpatik që ishte me ty sot? P.s je si beb live”.- shkruan ndjekësja, teksa Fjoralba i është përgjigjur “My bf (boyfriend). Dhe faleminderit.”

Faktin që është i gjatë moderatorja sapo na e ka treguar nëpërmjet një Instastory, por për ta parë se sa simpatik është duhet ende të presim.

Ajo ka publikuar një foto me të, ku shihen tek pozojnë para pasqyrës , mirëpo fytyrën e tij e ka mbuluar me një emoji.

Në 31 dhjetor të 2018 moderatorja zgjodhi që të publikonte një foto me partnerin e saj, mirëpo fytyrën ja fshehu me një zemër duke e mbajtur kështu të fshehtë identitetin e  tij.

Më pas ajo tha në një intervistë se prej kohësh ndodhet në një marrëdhënie por nuk ka dashur që partneri i saj të jetë pjesë e mediave, teksa ka shtuar se publikimi i fotos ishte një moment dobësie, sepse e kishte larg.

Që unë jam në një marrëdhënie ky nuk është sekret. Jam prej kohësh, thjesht kam dashur që partneri im të mos jetë pjesë e mediave. Ai nuk ka zgjedhur këtë rrugë. Ai momenti i fotos që publikova ishte një moment dobësie, sepse e kisha larg. Por më pas u pendova që e postova”,- u shpreh Fjoralba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat