Xhensila, dedikim prekës për gruan e biznesmenit të ndjerë

Mediale Vip

Xhensila, dedikim prekës për gruan e biznesmenit të ndjerë

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 11:23
Xhensila Myrtezaj

Xhensila Myrtezaj i ka kushtuar një dedikim shumë prekës bashkëshortes së Eugert Lazajt, biznesmenit që u gjet i vetëvrarë në 30 korrik. Xhensila dhe Besi kishin miqësi me Eugertin dhe bashkëshorten e tij.

Në një postim në Instagram, të publikuar mëngjesin e sotëm, Xhensila shprehet se deri tani nuk kishte folur për të mos i hapur plagë, por ajo e kupton shumë mirë dhimbjen e këtyre ditëve.

“E dashur motra ime. E di dhimbjen tënde të gjithë këtyre ditëve për humbjen e gjysmës tënde. Gjysmë njeri, gjysmë frymë. Sado afër mundemi të jemi në krahun tënd, prapë ty të mungon krahu yt. Sa shkëlqenit, sa të ndritnin sytë. Deri sa vdekja të na ndajë, kështu thuhet në dashuritë e vërteta dhe kështu ndodh, kështu ndodhi! Nuk kam dashur të të hap plagë e as të kujtoj dhimbjen. Por sot kur ti e kujton, s’mundem të rri pa të ngushëlluar së tepërmi, edhe pse s’kam fuqi të të jap forcë por veç tek Zoti e gjetsh, tek fëmijët tuaj. E fortë qofsh ashtu si dashuria që kishit!”, shkruan Xhensila.

Kujtojmë që pak ditë pas tragjedisë, Besi i dha lamtumirën mikut të tij me një postim prekës ku shkruante: "Lamtumire shoku im i mire.Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezoret si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin. Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe.I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh!"

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat