Po përballet me akuza të rënda, francezi përdorte fotografitë e Lorik Canës për një arsye aspak të hijshme

Mediale Vip

Po përballet me akuza të rënda, francezi përdorte fotografitë e Lorik Canës për një arsye aspak të hijshme

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 13:00
David Gabrieli

Një shtetas francez i quajtur David Gabrieli po përballet me akuza të rënda për mashtrim dhe ngacmime seksuale.

Prej vitesh jeton në Australi, personi në fjalë mashtronte vajzat nëpërmjet aplikacioneve të njohjes online. Ai u tregonte vajzave nga të cilat tërhiqej se punonte si doktor në Ambasadën zvicerane dhe u prezantohej atyre me fotot e Lorik Canës.

David ka patur një sërë takimesh me vajza të ndryshme gjatë periudhës gusht 2017- janar 2018.

Ka qenë njëra prej vajzave që ka njohur online e cila e ka denoncuar në polici këtë person pasi ky i fundit i bënte presion për të patur kontakt seksual.

Deri tani nuk ka asnjë reagim të Lorikut rreth kësaj ngjarjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat