Meghan Markle: Ky është aksesori që s’duhet t’i mungojë kurrë një gruaje

Mediale Vip

Meghan Markle: Ky është aksesori që s’duhet t’i mungojë kurrë një gruaje

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 16:15
Meghan Markle

Meghan Markle është padyshim një nga fytyrat më të dashura të ekranit. 

Vetëm një vit më parë, ajo bashkëpunoi me organizatën bamirëse të Mbretërisë së Bashkuar, ‘Smart Works’, për të krijuar veshje pune cilësore për gratë që kërkojnë të futen përsëri në fuqinë punëtore. 

Në nder të këtij partneriteti, ajo u bashkua me një thirrje me anë të një videoje me organizatën për të folur për modën dhe fuqizimin e grave.

Meghan tërhoqi vëmëndjen e të gjithëve, duke treguar aksesorin që i duhet çdo vajze në veshjen e saj.

"Njerëzit mund të thonë se 'Smart Works' ka të bëj vetëm me veshje, por në të vërtetë jo. Të gjitha këto janë pjesa e jashtme, por është besimi. 

Thjeshtë besimi, është ajo që ndërtohet brenda, kjo është pjesa me të cilën dilni nga ajo dhomë dhe futeni në intervistë me të cilën do t’ju çojë në shtresën tjetër të suksesit.

Nuk është një bizhuteri, një çantë dore, apo një shall. Aksesori më i mirë që mund të vishni është besimi juaj.

Vetëvlerësimi juaj është ai që do t’ju dallojë nga të tjerë”, u shpreh Meghan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat