Këngëtari i grupit ‘Aurora’, Nazi, ka treguar një histori pothuajse të pazakontë e të pabesueshme.
Ai tha se është sulmuar nga ‘djajtë’ fizikisht, duke thënë se nëse do ishte Zoti ai do përfundonte në çmenduri.
‘’Sulmin e fundit që e kam pas nga djajtë, e kam xhiruar sulmin e tyre. Njëri nga sulmet është që të futet brenda në trup dhe ti nuk e sheh me sy, por ai të bllokon, aq keq saqë ti brenda 11-12 sekondave je i bllokuar totalisht, sikurse i çmendur. Të duket që ki përmbi shumë kilogramë, pas disa sekondave u largojke. Kjo ka zgjatur 3-4 muaj të tërë.’’
Ai tha se kjo ndjenjë ka zgjatur saqë kur kishte biseda me dikë duhej të evitonte atë, duke u bërë kinse nuk di asgjë.
Sipas këngëtarit, ‘djajtë’ i sulmojnë besimtarët e mëdhenj. Ky sulm sipas tij ka ndodhur para pandemisë, dhe për këtë ka video ku edhe gjatë sulmit janë realizuar video të tilla.
Ai tha se familjarët e tij janë shqetësuar shumë, dhe se doktorët i thanë që ka ‘sklerozën multiple’, duke i thënë se duhet të zgjedhësh mes spitalit privat dhe publik.
Këngëtari tha se e grisi letrën që ia dha doktori dhe u mbështet te Zoti, që sipas tij i ndihmoi shumë.
Përfundimisht ai tha se këto krijesa ekzistojnë dhe sulmojnë madje shumë fuqishëm.