Reperi Ledri Vula që tani është një ndër më të komentuarit nga personazhet e shoëbizit, ka folur së fundmi edhe për Sarën dhe vajzën që po pret çifti.
Ai në një intervistë i pyetur se si është ndjerë dhe çfarë ka menduar në momentin që ka kuptuar se po presin një vajzë, dha një përgjigje interesante.
‘’M’ka ardh n’men a ka me ma nguc najkush’’, tha Ledri në formë shakaje.
Kur u pyet nga Ardit Gjebrea nëse kjo ndikoj që ai të reflektonte tani në raport me vajzat, reperi u përgjigj:
‘’Po m’ka bo me menu si une jom sjell në të kalumen, edhe me ka bo me u sill edhe ma mirë me Sarën.’’
E pyetja pikante ishte kur Ledri iu përmendën vajzat të cilat i ka ngacmuar apo iu ka ‘thyer zemrën’. Ai tha se ka menduar për këtë gjë, dhe se askush nuk është perfekt, dhe nëse e ka bërë dikë të ndihej keq e ka bërë padashje, dhe dëshiron të kërkon falje.
Kujtojmë se Ledri është një nga rep-artistët më të pëlqyer nga gjinia femërore, madje përkrahjen më të madhe e ka pikërisht nga kjo gjini.