Djali shkon në klasë të parë, Ermali: Sa kam qarë unë kur isha sa Joeli

Mediale Vip

Djali shkon në klasë të parë, Ermali: Sa kam qarë unë kur isha sa Joeli

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 13:35
Ami, Ermali dhe djali i tyre

Ditën e sotme, ka shkuar në klasën e parë edhe djali i aktorit të humorit Ermal Mamaqi dhe moderatores, Amarda Toksa.

Joeli i vogël është ulur për herë të parë në bankën e shkollës, duke nisur rrugëtimin e dijes.

Ami dhe Ermali e kanë regjistruar djalin në një shkollë private, teksa e kanë shoqëruar personalisht.

“Dita e parë e shkollës sot. Mbaj mënd sa kam qarë unë kur isha sa Joeli. Këtu nuk të linin të qaje… As mamatë nuk i linin…

Mbetëm shumë të kënaqur me përgatitjet që stafi dhe drejtuesit e huaj kanë ndërmarrë në këtë vit të veçantë. Ndihemi me fat që në Tiranën tonë mundësohet arsimim i standardeve më të larta britanike. Suksese gjithë nxënësve që filluan sot rrugëtimin e dijes”, shkruan Ermali. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat