Telenovela vazhdon: Pasi i dhanë fund lidhjes, Fero “zhduket” ndërsa Arbenita ka diçka për të thënë!

Mediale Vip

Telenovela vazhdon: Pasi i dhanë fund lidhjes, Fero “zhduket” ndërsa Arbenita ka diçka për të thënë!

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 17:49
Arbenita, Fero

Nuk e dimë çfarë ndodhi sërish mes reperit Fero dhe modeles Arbenita Ismajli, por për të disatën herë çifti i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë.

Prej pak kohësh ata nuk ishin parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe fansat nisën të bëheshin merak për dyshen.

Nga një kontroll në Instagram, u vu re se Arbenita dhe Fero s’e ndiqnin më njëri-tjetrin dhe të gjithë u bënë kuriozë të dinin ç’po ndodhte. 

Ndërkohë që rrjeti zien nga lajmi i ndarjes së tyre, Fero vendosi papritur të çaktivizojë llogarinë e tij në Instagram, pa njoftuar më herët fansat e tij.

Gjithashtu, Arbenita foli për herë të parë për ndjekësit e saj, duke lënë të kuptohet se ndihet e trishtuar.

Në një postim në InstaStory, modelja ka treguar se po përpiqet të mbushë kohën e saj, në mënyrë që të mos mendojë për Feron.

“Qëndro aq e zënë, sa të mos kesh kohë për të qenë e mërzitur.”- janë fjalët e Arbenitës në postim.

Image
Insta

Mirëpo, ne vazhdojmë të jemi kuriozë për të mësuar se ç’ndodhi kësaj here me çiftin? A do të jetë kjo një ndarje përfundimtare?

Mbetet për t’u zbuluar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat