Lori Hoxha zbulon regjimin që ndjek për të mbajtur linjat që ka

Mediale Vip

Lori Hoxha zbulon regjimin që ndjek për të mbajtur linjat që ka

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 06:50
Lori Hoxha

Një nga gjërat që i bën më shumë kuriozë njerëzit është të dinë si ia del Lori Hoxha të mbajë linjat që ka. E kush nuk ia ka zili belin e hollë?

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ajo ka treguar disa prej “sekreteve” rreth mënyrës së saj të të ushqyerit.

“Ushtrohem 5 ditë në javë, kështu që kam nevojë për sasinë e duhur të proteinave. Gjithashtu mundohem të mos konsumoj shumë karbohidrate”, -është shprehur Lori.

Por si ia del ajo të mos qëndrojë larg karbohidrateve? Në fakt, edhe Lori tundohet! Prandaj një herë në javë ajo ia lejon vetes 30 gramë pasta, të cilat i shton në sallatë.

“I përfshij në sallatë 1 herë në javë. I shtoj sallatës vetëm 30 gramë makarona, nga Pasta Diamond që është e pasur me proteina.”

Po ashtu, ajo ka treguar se ndjek një regjim të caktuar, sipas të cilit nuk duhet të hajë për 16-18 orë në ditë.

“Nuk ha mëngjes, sepse nuk ha për 16-18 orë në ditë. Rutina ime e mëngjesit është 1 litër ujë dhe një amerikano.”

Sekreti që ajo qëndron energjike? Një meritë të madhe ka natyra e saj energjike, por edhe disa doza kafeje!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat