Shumë marramendëse dhe rregulla strikte: Këto janë kushtet që kërkon Fahriye Evcen për t’u kthyer në ekran

Mediale Vip

Shumë marramendëse dhe rregulla strikte: Këto janë kushtet që kërkon Fahriye Evcen për t’u kthyer në ekran

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 12:15
Fahriye Evcen

Pas lindjes së djalit, aktorja turke Fahriye Evcen u shkëput nga ekrani duke mos marrë pjesë në seriale.

Fansave u ka munguar shumë aktorja në ekran dhe më në fund dëshira e tyre do të realizohet pasi ajo ka vendosur të rikthehet.

Mirëpo për t’u rikthyer, Fahriye ka vendosur disa kushte.

Aktorja kërkon 130 mijë lira turke për episode dhe kërkon të punojë vetëm 4 ditë të javës, në oraret që do ajo, për shkak se nuk dëshiron ta lërë vetëm të birin.

Ndërkohë aktorja kërkon gjithashtu që në sheshxhirime të merren masa të rrepta kundër Covid-19 dhe vendi të mos jetë i populluar.

Kujtojmë që Fahriye është bashkëshortja e aktorit Burak Ozçivit. Ky i fundit është rikthyer në punë për sezonin e ri të “Osmanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat