“Dua t’i futem politikës”, vajza e Niko Peleshit bën publike planet për jetën e saj

Mediale Vip

“Dua t’i futem politikës”, vajza e Niko Peleshit bën publike planet për jetën e saj

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 13:42
Vajza e Niko Peleshit

Vajza e politikanit socialist Niko Peleshi tërheq gjithmonë vëmendjen me fotot e saj seksi në rrjetet sociale. Aleksia, ishte këtë vit maturante, e cila pas provimeve të maturës, ka vendosur për drejtimin që do të marrë e ardhmja e saj.

Siç ka treguar edhe më herët, ajo është një vajzë plot ambicie, e cila ka shkruar gjithashtu një libër me poezi dhe është shfaqur në kopertinën e një reviste italiane si modele.

Vajza e politikanit duket se dëshiron t’i bëjë të gjitha në jetën e saj dhe e ka të qartë se në të ardhmen do të ndjekë hapat e të atit.

Aleksia i është përgjigjur një pyetjeje në InstaStory, për planet e saj pas shkollës së mesme.

“Po studioj biznes digjital, dizajn dhe inovacion. Në të njëjtën kohë, do mundohem të nis biznesin tim online pasi shkolla ime të ndihmon të krijosh biznesin tënd ndërkohë që je duke studiuar. Pas studimeve, dua t’i futem politikës.”- ka treguar ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat