Stine publikon me videoklip këngën “La vida loca”

Mediale Vip

Stine publikon me videoklip këngën “La vida loca”

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:30
Stine

Stine është rikthyer me bashkëpunim të ri.

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Stine sapo ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “La vida loca”.

Për këtë këngë, ai ka bashkëpunuar me dy artistë, GBMC dhe Unruly, ndërsa këngës ia shoqëruan edhe videoklipin.

Klipi i “La vida loca” sjell skena verore, teksa Stine në shumë pjesë shihet i rrethuar nga femra atraktive.

Për videoklipin është kujdesur Estia Films, ndërsa beatin e punoi Way beats.

Stine është aktiv vazhdimisht me projekte muzikore, atë e shohim shumë shpesh në bashkëpunime të tilla, ashtu sikurse edhe në solo-projekte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat