Cristiano Ronaldo pozon me pizhame në vlerë 1900 euro, komentuesit e përqeshin

Mediale Vip

Cristiano Ronaldo pozon me pizhame në vlerë 1900 euro, komentuesit e përqeshin

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 18:07
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo po komentohet shumë për fotografinë e fundit.

Futbollisti Cristiano Ronaldo së fundi ka publikuar një fotografi, teksa shfaqet i veshr me një palë pizhame.

Pizhamet që kishte veshur Ronaldo teksa po pushonte në jahtin luksoz të tij, ishin të markës “Louis Vuitton”.

Këmisha e tij e natës kushton rreth 955 funte (1000 euro), ndërsa të poshtmet 855 funte (935 euro).

Por, në rrjete sociale kanë shpërthyer gallatat me këtë foto të futbollistit, ngase i krahasojnë pizhamet e tij me ato të gjysheve.

“Ronaldo dukej si një burrë, gjyshja e të cilit ka këmbëngulur ta bëjë një fotografi me pizhamet e tij të reja që sapo e ka blerë për ditëlindjen e tij”, shkruan një komentues.

Kurse, një tjetër deklaron “Betohem që mamaja ime e vesh këtë kur ajo fle”.

Ronaldo dhe Georgina muajt e fundit kanë udhëtuar në vende të ndryshme me jahtin super-luksoz, teksa partnerja e tij ishte e pranishme edhe në Festivalin e Filmit në Venecia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat