“Bëj një foto me burrin se u këpute vetëm”, Orinda Huta i kthehet keq ndjekësit dhe i mbyll gojën

Mediale Vip

“Bëj një foto me burrin se u këpute vetëm”, Orinda Huta i kthehet keq ndjekësit dhe i mbyll gojën

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 18:27
Orinda Huta

Ndjekësit në rrjete sociale shpeshherë i bëjnë më tepër llogaritë për jetën e personazheve të njohur se sa vetë ata. E po ashtu, tregohen tmerrësisht shumë të kujdesshëm për çdo detaj në postimet e tyre, ndaj ndonjëherë nuk mungojnë as komentet thumbuese.

Në një situatë të tillë është gjendur moderatorja Orinda Huta, që i është përgjigjur njërit prej ndjekësve të saj me po të njëjtën monedhë. Orinda ka postuar në “instagram” disa foto të saj të shkrepura në Krujë dhe dikush i ka komentuar me ironi: “Bëj një foto me burrin moj se u këpute vetëm”.

Këngëtarja nuk ja ka “përtuar aspak përgjigjen” dhe madje ka marrë mbështetjen e të gjithë fansave të saj me mënyrën si i është kthyer ndjekësit.

“Po të dogji malli për burrin shko te llogaria e tij, taksirat e ke”, i është përgjigjur moderatorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat