Pasionet e rrezikshme të Rezarta Shkurtës, që me të drejtë e kanë bërë me zemër nënën e saj

Mediale Vip

Pasionet e rrezikshme të Rezarta Shkurtës, që me të drejtë e kanë bërë me zemër nënën e saj

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 18:29
Rezarta Shkurta

Gjatë gjithë kësaj vere Rezarta Shkurta nuk ka lënë cep të bregdetit shqiptar pa vizituar dhe duket se një nga arsyet që e shtyn më së shumti është pasioni i saj për zhytjen. Përmes disa postimeve në rrjete sociale këngëtarja ka zbuluar se prej kohësh e praktikon si sport dhe se nuk ka hequr dorë për asnjë moment. Ajo e ka dëshmuar këtë gjë me foto e video nga vite të ndryshme dhe ka treguar se pasionin për zhytjen ja ka trashëguar dhe vogëlushes së saj, Herës.

Rezarta ka zbuluar se ajo mund të zhytet në thellësi të detit deri në 7 metra pa bombul oksigjeni. Sigurisht që këtë gjë nuk mund ta bëjnë të gjithë, sepse është e rrezikshme, por duket se Rezarta është kthyer në një profesioniste të vërtetë. Megjithatë, nënës së saj duket se nuk i ka pëlqyer aspak kjo gjë, ndaj i ka bërë këngëtares një kërkesë publikisht.

“Unë mendoj që të jetë e qetë nëna jote ta mbyllësh këtë aventurë me këtë sirenën”, është shprehur nëna e këngëtares.

Rezarta ka treguar se e ëma ka një jetë që është bërë me zemër për shkak të pasioneve të saj, por ajo as nuk e ka në mend të heq dorë prej tyre.

“Dhe s’kishte si të mungonte komenti i mamit tim, që ka një jetë që bëhet me zemër nga pasionet e mia. Mami zgjidh o zhytjen ose hedhjen me parashutë?”, shkruan Shkurta.

Epo duke parë pamjet që ka publikuar këngëtarja, mamit nuk i vëmë aspak faj që ka mbetur me dorë në zemër.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat