Jo vetëm një këngë, Gold AG ka një befasi për fansat

Mediale Vip

Jo vetëm një këngë, Gold AG ka një befasi për fansat

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 20:16
Gold AG

Gold AG ka paralajmëruar diçka të re për fansat e tij.

Reperi Gold AG këto ditë ka pushuar në bregdetin turk, bashkë me bashkëshorten e tij, Ermira Shkodra.

Artisti i shijoi në maksimum pushimet pranë bashkëshortes, ndërsa të shumta ishin fotografitë që i solli nga atje.

Menjëherë pasi është kthyer nga pushimet, reperi është drejtuar në studio muzikore, për të punuar për këngët e reja.

Ai njofton fansat se nuk po sjell vetëm një projekt, por më shumë dhe ato do të vijnë gjatë këtyre tre muajve.

“Keni çka me pritë në Shtator , Tetor e sidomos në Nëntor ?”, ka shkruar Goldi sipër fotografisë që e ndau me ndjekësit.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Gold AG është “Prishtina”, këngë të cilën e solli në bashkëpunim me Albina Kelmendin dhe numëron mbi pesë milionë klikime në kanalin YouTube.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Keni çka me pritë në Shtator , Tetor e sidomos në Nëntor ?

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat