Në përvjetorin e nëntë të martesës, Yllka Kuqi sjell disa fotografi të veçanta

Mediale Vip

Në përvjetorin e nëntë të martesës, Yllka Kuqi sjell disa fotografi të veçanta

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 22:44
Yllka Kuqi

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, sot (e mërkurë) feston përvjetorin e nëntë të martesës.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Astrit Pallaska, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2011

Artistja ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, një nga martesa dhe të tjerat së bashku me burrin dhe vajzën Luizën.

“9 vite. Buzëqeshja e dashuria akoma më e madhe”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, urimet nga miqtë dhe ndjekësit që mban në Instagram nuk munguan krahas këtij postimi.

Yllka në mars ka mirëpritur vajzën Luiza dhe ajo prej disa muajsh është kthyer nga Kanadaja në Kosovë.

Sa i përket projekteve muzikore, Kuqi ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

9 vite ??? Buzeqeshja e Dashnia hala ma e madhe ❤️ plus hala te ?kallt ?

A post shared by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat