Sapo erdhi në Tiranë, Emina u takua me Arbanën dhe na dhuruan “Foton e ditës”!

Mediale Vip

Sapo erdhi në Tiranë, Emina u takua me Arbanën dhe na dhuruan “Foton e ditës”!

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 09:57
Emina Cunmulaj, Arbana Osmani

Emina Cunmulaj prej disa ditësh ndodhej në vendlindjen e saj, në Mal të Zi, nga ku ka ndarë foto mjaft të bukura e po ashtu festoi ditëlindjen e saj të 36-të.

Megjithatë, ditën e sotme super modelja na ka treguar nëpërmjet disa Instastory se ka ardhur në Shqipëri, konkretisht në Tiranë.

Dhe si duket mbrëmjen e sotme e ka kaluar me Arbana Osmanin, e cila ka shpërndarë në Instagram një foto me Eminën, ku shihen të përqafuara dhe të buzëqeshura.

Image
Insta

Sakaq, me këtë rast pamë edhe një imazh të plotë të Arbanës në ditët e fundit të shtatzënisë, teksa pa frikë mund ta shpallim këtë foto si “Fotoja e ditës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat