Shpërthen Kanye West, urinon mbi kupën e Grammy-t dhe bën deklaratën shokuese!

Mediale Vip

Shpërthen Kanye West, urinon mbi kupën e Grammy-t dhe bën deklaratën shokuese!

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 10:22
Kanye West

Kanye West nuk është i kënaqur me industrinë e muzikës dhe u kujdes që na i vërtetonte me videon më të çuditshme të mundshme.

Të mërkurën, më 16 shtator, reperi 43-vjeçar shpërndau disa postime të shumta në lidhje me të drejtat e autorësisë së muzikës dhe kontratat e regjistrimit para se të postonte një video ku shfaqej duke urinuar në një nga kupat e tij të çmimeve Grammy.

“Më besoni … Nuk do të ndaloj”, shkruajti West krahas videos.

Gjatë ditëve të fundit, West ka shpërndarë disa postime që kritikojnë industrinë e muzikës – të cilës ai iu referua, së bashku me NBA, si “anije moderne e skllevërve”.

Ai gjithashtu shkroi në Twitter në lidhje me artistët që kanë nevojë të zotërojnë punën e tyre, duke vënë në dukje se “në botën e transmetimit, pronësia është gjithçka” dhe se është “pjesa më e madhe e të ardhurave”. Ai pretendoi se kjo ishte “më e rëndësishme se kurrë”, veçanërisht në mes të pandemisë globale të koronavirusit.

“Kur nënshkruani një kontratë muzikore, ju nënshkruani të drejtat tuaja”.

Pa mjeshtrit nuk mund të bësh asgjë me muzikën tënde. Dikush tjetër kontrollon se ku luhet dhe kur luhet. Artistët nuk kanë asgjë përveç famës, turneut dhe tregtisë” .

West më pas tha se ai është  personi i vetëm që mund të flasë për këtë sepse ka bërë shumë miliarda jashtë muzikës dhe asnjë muzikant nuk bën miliarda me muzikën. Ai premtoi se “do ta ndryshojë këtë”.

Kanye foli edhe për kontratat e tij me Universal Music Group dhe tha se nuk ka një të tillë por 10, dhe se kjo kompani po përpiqet ta varrosë të gjallë.

Ai kërkoi ndihmën e çdo avokati në botë për t’i parë ato kontrata.

Reperit më pas iu bllokua llogaria për 12 orë, pasi pretendohet se ka publikuar informacione private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat