U shfaq i veshur me fustan në klip, kompania heq dorë nga bashkëpunimi me reperin shqiptar

Mediale Vip

U shfaq i veshur me fustan në klip, kompania heq dorë nga bashkëpunimi me reperin shqiptar

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 10:52
Gashi

Artisti me origjinë shqiptare, Gashi, ka një stil shumë të veçantë jo vetëm në muzikë, por edhe në veshje. Duket se pikërisht kjo gjë e ka futur këngëtarin në “telashe” me një kompani, që do e ndihmonte financiarisht për një nga videoklipet e tij.

Gashi ka rrëfyer se dëshironte që në video të shfaqej i veshur me fustan, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak kompanisë në fjalë. Reperi tregon në postimin e tij në “Instagram” se kjo kompani hoqi dorë nga marrëveshja në moment të fundit, sepse nuk pranonin që të punonin me një burrë që vishet me fustan.

Gashi është shprehur i zhgënjyer e njëkohësisht tepër i revoltuar, që në vitin 2020-të ekzistojnë ende të tilla gjykime, aq më tepër për një artist.

“Më lejoni t’ju tregoj një histori idiote për këtë video. Supozohej që kjo video të sponsorizohej nga një kompani që do të më ndihmonte mua për ta përfunduar atë, por për shkak se unë kisha veshur një fustan ata hoqën dorë nga marrëveshja në moment të fundit, sepse mendonin se një burrë që vesh fustan shkon kundër rregullave të tyre si kompani. Imagjino kjo gjë të ndodhë në 2020-tën. Mendoj se çdo artist duhet të bëj çfarë të dojë për aq kohë sa nuk lëndon askënd”, shkruan Gashi.

Kujtojmë se reperi ka realizuar një sërë bashkëpunimesh këto kohë, ku më i fundit është ai me G-Eazy për këngën “Never Give Up On Me”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat