Erdhi bebushi? Babai i Gigi Hadid i ngriu zemrat e të gjithëve me këtë postim

Mediale Vip

Erdhi bebushi? Babai i Gigi Hadid i ngriu zemrat e të gjithëve me këtë postim

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 12:34
Gigi Hadid, Zayn Malik

Babai i Gigi Hadid i ka alarmuar fansat e modeles pasi publikoi një poezi për nipin ose mbesën e tij, ku i shprehte mirëseardhjen.

Të gjithë menduan se Gigi dhe partneri i saj Zayn Malik janë bërë prindër para kohe, por më pas babai i modeles 25-vjeçare Mohamed Hadid i qetësoi fansat duke iu thënë se nuk ka ardhur ende koha.

“Jo akoma jo”, u shpreh ai i pyetur nga fansat nëse Gigi është bërë nënë apo jo.

Dedikimi i përzemërt që kishte bërë, sigurisht që i bëri fansat të mendojnë të kundërtën.

“Përshëndetje nipi/mbesa ime e vogël. Për ty uroj diellin dhe hënën”, shkruante ai në shënimin e ëmbël, i cili titullohej: “Zemra e gjyshit “.

Gigi la të kuptohej se fëmija do të vijë shumë shpejt kur në fund të Gushtit ajo ndau një foto mahnitëse të vetes 33 javëshe shtatzënë.

Në atë kohë ishte e paqartë nëse ajo po numëronte ditët për t’u bërë nënë.

Modelja konfirmoi shtatzëninë e saj në prill, pasi burimet familjare zbuluan për herë të parë lajmin që ajo dhe i dashuri i saj i pesë viteve, do të krijonin një familje.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat