Ylli i repit Rabiti publikon ‘Family’

Mediale Vip

Ylli i repit Rabiti publikon ‘Family’

Nga: M.GJ Më: 17 shtator 2020 Në ora: 14:25
Rabiti

Reperi fantastik Rabit Hysenaj i cili jeton dhe vepron në Zvicër është ndër reperët më të mirë shqiptarë dhe i vetmi i cili ka arritur të ketë bashkëpunin me grupin e ikonës së repit botërorë 2 PAC SHAKUR.

Pas sukseseve të pa ndalshme në rep kulturën shqiptare Rabiti sapo ka nxjerrë projektin më të ri të titulluar “Family” projekt ky i cili i dedikohet rrethit, familjes, skuadrës dhe njerëzve që e rrethojnë.

Në rep skenën shqiptare shumica e reperëve kanë kaluar në muzikën komerciale ndërsa të rrallë janë ata të cilët i kanë qëndruar besnik kultivimit të hip hop muzikës.

Rabiti është fat për rap hip hopin shqiptarë si të tillë e vlersojnë adhuruesit e rap muzikës. Projekti im i fundit është paralajmrim i shumë projekteve të reja që do vinë dhe do jenë ushqim për ata që e dojnë hip hopin e vertetë. Mua nuk më ndryshojnë paratë andaj që nga fillimi i kam qëndruar dhe do i qëndroj dëri në fund besnik muzikës Rap Hip Hop pasi që e kam tatoo në zemër deklaron, reperi Rabit Hysenaj.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat