Tayna zgjedh një tjetër destinacion për pushime, por kush e shoqëron?

Mediale Vip

Tayna zgjedh një tjetër destinacion për pushime, por kush e shoqëron?

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 16:25
Tayna

Pasi na e bëri zili të gjithëve me udhëtimin e saj në Los Angeles, Las Vegas e Beverly Hills, Tayna duket se s’ka ndërmend të ndalet aspak.

Pushimet jo vetëm që s’janë drejt fundit, por sapo kanë nisur për reperen.

Në postimet e fundit në InstaStory, Tayna zbulon se tashmë ka fluturuar drejt Turqisë, ku do të kalojë gjithashtu disa ditë për kënaqësinë e saj.

Mirëpo, një pyetje na lind të gjithëve! Kush e shoqëron Taynën gjatë këtyre udhëtimeve?

A është prania e një mashkulli në jetën e saj? Apo reperja ka vendosur të shijojë edhe për disa kohë beqarinë dhe të marrë me vete në udhëtime familjen ose shoqërinë?

Në fakt, reperja s’ka publikuar asnjë person tjetër me të cilin ndodhet në udhëtim, ndaj ky fakt na e rriti më shumë kureshtjen.

Ç’po bëhet vallë me jetën private të Taynës?

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat