Çmimet “Emmy” këtë vit do të jenë ‘live’, mësohen detajet

Mediale Vip

Çmimet “Emmy” këtë vit do të jenë ‘live’, mësohen detajet

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Këtë vit çmimet “Emmy” do të jenë ‘live’, kurse producentët janë duke parashikuar se do të ketë gabime të mëdha.

Çmimet e para të mëdha të industrisë argëtuese që nga fillimi i pandemisë do të transmetohen në ABC dhe do të drejtohet nga Jimmy Kimmel, shkruan Hollywood Reporter.

Ai thotë “Kështu që nëse ndodh më e keqja dhe gjithçka prishet, definitivisht që një pjesë e imja do të gjej argëtim”.

Duke parë shfaqje të tjera çmimesh që janë përqendruar në pjesë të regjistruara , çmimet “Emmy” kanë zgjedhur një drejtim tjetër, me 130 kamera që janë dërguar në 20 qytete dhe 10 vende të ndryshme.

“Asnjëri nga ne nuk ka bërë kurrë diçka të tillë më parë”, tha producenti Reginald Hudlin, me partnerin e tij në shfaqje, Ian Stewart, duke e krahasuar këtë proces me “një përpjekje për të shikuar 130 ndeshje sportive në të njëjtën kohë”.

Pritet që jo gjithçka të shkojë normalisht, dhe që Kimmel të jetë në dispozicion gjatë gjithë natës për të “ndëhyrë sa më shpejt në qoftëse diçka shkon keq”, tha Hudlin.

Me të nominuarit duke marrë pjesë nga shtëpia, në disa raste të rrethuar nga familja, shton shkallën e intimitetit në procedurë.

Gjatë një telefonate në Zoom me reporterët, producentët gjithashtu pranuan që ata ishin të vetëdijshëm e që njohin natyrën e çmimeve të këtij viti dhe atë që po ndodh në botë. Duke përfshirë zjarret që kanë ndotur ajrin e Los Anxhelosit, prej nga vjen edhe origjina e çmimeve.

“Kriza e zjarreve me të cilën po përballemi është më e madhe se shfaqja e çmimeve tona të vogla”, shtoi ai.

Pjesëmarrësit e sapo shpallur në transmetimin televiziv do të përfshijë Jason Bateman, Sterling K. Brown, Laverne Cox, Count Von Count të “Sesame Street”, Morgan Freeman, Ilana Glazer, Abbi Jacobson, Lin-Manuel Miranda, D-Nice, Randall Park , RuPaul, Patrick Stewart dhe Jason Sudeikis. H.E.R. gjithashtu paraqitet me një performancë të drejtpërdrejtë gjatë segmentit “In Memoriam”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat