Cardi B merr një dhuratë speciale nga mikesha e saj pas divorcit

Mediale Vip

Cardi B merr një dhuratë speciale nga mikesha e saj pas divorcit

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 16:29
Cardi B, Lizzo

Pavarësisht se Cardi B duhej të merrte një vendim të vështirë personal këtë javë, ka shumë njerëz që i qëndrojnë pranë. Para dy ditësh në të gjitha mediat rozë doli lajmi se reperja ka firmosur divorcin nga bashkëshorti i saj, Offset. Ndërkohë që askush nga dyshja nuk kanë folur për këtë çështje, skandalet e tradhtisë së Offset janë bërë publike disa herë gjatë martesës së tyre dhe thuhet se kjo ka qenë arsyeja kryesore e ndarjes.

“Cardi nuk i beson më Offset. Ajo është përpjekur dy vitet e fundit dhe ka provuar ta falë atë. Ka qenë shumë e vështirë për të tradhtia e fundit dhe ka pasur thashetheme se ai nuk është treguar sërish i ndershëm”, ka thënë një burim për “E! News”.

Pas këtyre lajmeve këngëtarja tjetër, Lizzo, vendosi të tregonte mbështetje për kolegen e saj duke i bërë një dhuratë shumë të veçantë. Cardi ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se Lizzo i ka dhuruar një tufë me lule shumëngjyrëshe, shoqëruar me një shënim shumë të ngrohtë.

“Lule për lulen! Urime për gjithë suksesin tënd këtë verë, mos harro se njerëzit të duan. P.S do të dërgoj diçka të mirë këtë javë. Me shumë dashuri, Lizzo”, ka shkruar këngëtarja.

Ashtu siç fansat mund ta kujtojnë, Lizzo i dhuroi edhe Megan Thee Stallion një pako të mbushur me karamele këtë verë pas lajmeve se reperja ishte qëlluar me armë në të dyja këmbët.

Image
Insta

E ku ka më bukur se gratë që mbështesin gratë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat